Kadri Veseli: Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

21:37 | 5 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Ligji për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka thënë se ky ligj do t’i rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.

“Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private”.

“Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme