Google ADS

Kadri Veseli shijon alpet përrallore shqiptare, nesër pjesë e festës në Guci

23:38 | 31 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se do të jetë nesër pjesë e festës ”Mirësevini në Alpet Shqiptare”, ngjarje kjo e cila zhvillohet në Guci.

Veseli përmes facebook ka ftuar edhe bashkatdhetarët që përveç bregdetit, të mos lënë pa shijuar edhe alpet e mrekullueshme shqiptare.

”Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alpet Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci, pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare. Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapërcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës. Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre. Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme