Google ADS

Kadri Veseli del kundër idesë së Thaçit, akuzon opozitën

13:17 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka akuzuar opozitën duke thënë që ka gjetur luftën të flas diçka tjetër. “Ata po merren me Rusinë e Serbinë. Ata po duan këto dy vende ti kthejnë në Kosovë e jo të jenë të bashkuar që ta kemi një platformë të përbashkët me Serbinë. Ata po bëjnë një lojë të tillë e pastaj të bëjnë kanale të fshehta të flasin me Vuciqin”, tha ai.

Ai këto komente i tha në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja ka qëndrim të qartë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, integritetin dhe sovranitetin.

“Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i shenjtë. Ne kemi luftuar për këtë në bashkëpunim me SHBA dhe pastaj kemi shpallur pavarësinë me 17 shkurt. Për këtë mbi 110 shtete na kanë njohur si shtet sovran. Mbi këtë çështje jemi shumë të vendosur si PDK”, ka thënë ai, raporton Arbesh.info.

Veseli ka thënë se nuk ekziston asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Po ashtu ndarja e territorit është skenar i rrezikshëm që nuk është në pajtim me SHBA. Një gjë e tillë e dëmton dialogun duke përmbushur interesa të caktuara. Si PDK do të jemi në krye të interesave të atdheut tonë, qytetarëve tanë në krye me partnerët tanë SHBA dhe për këtë i sigurojmë qytetarët se integriteti, sovraniteti janë të pacenueshme dhe nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Andaj ata që thirrin seancë për këtë i frikësojnë qytetarët e Kosovës për këtë dhe ua përmbushin interesat atyre që e duan ndarjen”, ka thënë ai duke shtuar se PDK do të jetë në seancë duke treguar këto arsyetime. “Do të tregojmë lojën që po bëhet me ndarje dhe kufijtë të Kosovës si panik tek qytetarët tanë”, u shpreh ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme