Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka ripërsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet dhe se gjendja me SHBA-të nuk është aq dramatike siç po përshkruhet.
“Nuk jemi në asi gjendje dramatike siç po provohet të përshkruhet. Ne kemi pasur një sukses të jashtëzakonshëm kohëve të fundit. Po flas për Ushtrinë, Ligjin për Paga, po flas për një mori suksese. Nuk ka nevojë për situatë depresive. Mund të kemi mospajtime me SHBA-të edhe sa i përket taksës, por nuk mendoj që kjo të ndikojë në prishjen e raporteve me SHBA-të sepse është diçka e vogël. Raportet nuk do të prishen për një moment mospajtimi, taksa i është vënë Serbisë dhe askujt tjetër”.
“Përveç SHBA-ve edhe me BE-në kemi papajtueshmëri për herë të parë për disa deklarime që nuk ndërlidhen vetëm me taksën por edhe me kufijtë. Kjo nuk nënkupton që jemi në fazën e prishjes së raporteve me aleatë”.
“E kemi konsumuar debatin për taksën dhe për këtë janë pajtuar të gjithë, mbi 80 për qind të qytetarëve. Është veprimi i parë reciprok pas dy dekadave në raport me Serbinë. Është hapi i parë dhe më pas ne duhet të kemi reciprocitet të plotë dhe atëherë të jemi të barabartë me Serbinë. Ne vazhdimisht kemi lëshuar pe, ndërsa Serbia vazhdimisht me moszbatimin e marrëveshjeve ka vepruar kundër Kosovës”.
“Taksa ka qenë përfitim politik i Kosovës pasi që për herë të parë nuk jemi treguar inferior. Kjo është e drejta jonë, përderisa Serbia ka përfituar nga tregu jonë dhe paratë i ka shfrytëzuar për të lobuar kundër nesh. Taksa është gjëja më evropiane dhe perëndimore që do ta bënte secili shtet në raport me një fqinj të tillë. Taksa nuk do të hiqet dhe do të vazhdojmë ta mbajmë atë”.
Kadaj-Bujupi në Zona B të Klan Kosova ka thënë se LDK-ja do të kontribuonte nëse do të merrte pjesë në procesin e dialogut dhe i ka ftuar ata që në ditët në vazhdim të marrin një vendim për pjesëmarrje.
“LDK-ja do të kontribuonte shumë nëse do të bëhet pjesë e dialogut. Është një proces që është përkrahë vazhdimisht nga LDK-ja, nuk është moment i ri që ne nuk kemi pasur unitet përballë Serbisë. Nëse kjo do të jetë faza finale nuk ka luks që dikush duke i parë interesat e ngushta partiake të mos ketë vullnet politik për të mos marrë pjesë në këtë proces”.
“Është mirë që kemi delegacion edhe platformë. Kemi një mori subjektesh që kanë dërguar përfaqësuesit e tyre por mungon LDK-ja dhe VV-ja, do të ishim më të fortë nëse do të ishim bashkë. Unë ju thërras që të merrni vendimin duhur dhe të jeni pjesë e dialogut”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...