Transformimi i FSK-së, nuk është alarm për rajonin, por do t’i shërbej paqes. Kështu ka thënë për arbresh.info, Donika Kadaj-Bujupi, deputetete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një prononcim për arbresh.info, kadja-Bujupi, ka thënë se edhe përkundër deklaratave marrëdhënia mese Kosovës dhe NATO-s, nuk do të acarohen.
“Ne si Kuvend kemi krye të gjitha procedurat ligjore dhe FSK-ja gjithë ngritjen e ka bërë së bashku me aleatët tanë. Në këtë situatë ne jemi në dy lexime dhe më 14 dhjetor jemi të bindur se do të votojnë, pro ushtrisë. Ushtria e Kosovës nuk paraqet rrezik për as një shtet, por po ndërtojmë ushtri ku do të ndikoj për paqe në botë. Nuk e besoj se do të acarohen marrëdhëniet mese Kosovës dhe NATO-së, qëllimi është të ngjisim një forcë që do të jetë në shërbim të paqes. Besoj se do të kemi një shumicë lidhur më votimin e kësaj çështje,” deklaroi ajo.
E në lidhje më miratimin e buxhetit të Kosovës, Kadaj-Bujupi, fton opozitën t’i bashkohen këtij votimi në kohën kur siç e quan ajo, “ka presione nga vendoret e ndërkombëtaret për çështjen e taksës”.
“Jemi në një moment ku kemi presione të mëdha edhe vendore, edhe ndërkombëtare për taksën që e kemi vendosur ndaj Serbisë, andaj thërras opozitën të na bashkohen dhe të votojnë. I thërrasim të gjithë të votojnë këtë proces të japin imputet e tyre, ndarja buxhetore të jetë më gjithë përfshirëse. Ka shumë deputetë ku vijnë nga komunat e ndryshme dhe me siguri se kanë interes. Këtu nuk jemi as pozitë, e as opozitë, por është interes nacional çështja e buxhetit dhe shpresojë që opozita të votojë pro këtij buxheti,” është shprehur ajo.
Ndryshe shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoletenerg, ka thënë se Kosova do të ketë pasoja nëse vazhdon me planet e saj.
“Një hap i tillë ndodh në kohën e gabuar dhe është kundër këshillave që Kosovës ia kanë dhënë shumë aleatë të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin euro-atlantik të Kosovës,“ është shprehur Stoltenberg në një bisedë telefonike me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalur në mbështetje të vazhdimit të transformimit të FSK-së në ushtri./V.Selimi/Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...