Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar me ndërtimin e kanalizimit në Zhabar të Mitrovicës.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ishte pjesë e fillimit të këtyre punimeve, me ç’rast tha se ky projekt po arrin të realizohet nga kërkesa e vetë banorëve të kësaj lagjeje pasi që ata kanë hasur shumë probleme me tokat e tyre të cilat vërshoheshin nga shiu dhe qe 20 vite ato nuk janë punuar asnjëherë.
Prandaj drejtori Muja, tha se këtë kërkesë të qytetarëve e ka marrë me shumë prioritet, pasi që ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e fushës së ambientit dhe të jetës së banorëve të kësaj lagjeje. Ai po ashtu tha se jo vetëm në Zhabar, por edhe në vendet tjera kemi filluar të intervenojmë në funksionalizimin e kanalizimit dhe zhbllokimin e tyre.
“Gjithmonë them se qytetarët duhet të kenë shërbime sa më të mira. Po ashtu, edhe infrastruktura duhet të jetë në nivel, prandaj ne jemi të gatshëm, që aq sa lejojnë mundësitë buxhetore, të mbështesim mjediset që kanë nevojë për rregullimin e kanalizimit, rrugëve, ujësjellësit. Prandaj, jo vetëm në Zhabar, por edhe në vendet e tjera ku paraqitet nevoja do të intervenohet”, tha ndër të tjerash drejtori Muja./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...