Deklaratat për korrigjimin e kufijve nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, të cilat ishin të kundërta me qëndrimin e LDK-së, vuri në dyshime se gjërat brenda LDK-së nuk po shkojnë ashtu siç duhet.
Por të gjitha polemikat i hedh poshtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai përmes një interviste dhënë Arbresh.info, ka thëne se ndonëse mund të dallojnë disa qëndrime politike, prape se prapë Haziri mbështet qëndrimin shumicës së partisë.
“E vërteta është se në vitin 2011 unë kam riaktivizuar idenë për Kosovën Lindore në nivel kombëtar dhje regjional. Duke e parë që marrëveshja e Konqulit nuk po zbatohet atje. Në vitin 2013 kom arrit me ndërtua konsensus për miratim të rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe nuk më kanë përkrah ana e Kosovës, Ishte Presidenti i Kosovës atëherë Kryeministër që ka mendu se është ide e rrezikshëm dhe ka kërkuar nga LDK-ja të distancohet nga kjo çështje. Si parti politike qëndrimi politik është i ndryshëm nga ai që kam unë sot, unë e respektoj atë vendim sepse është i shumicës dhe nuk kamë arsye me dal kundër shumicës në partinë time. Unë jam lojal në qëndrimet e LDK-së se delegacioni i Kosovës me qenë i shumicës, Kuvendi i Republikës dhe që duhet me pas një ide të qartë për negociata dhe duhet me ditë se kur do të përfundojnë. Unë i respektoj idetë e LDK-së, por qëndrimin tim për Kosovën Lindore e ruaj si të tillë sepse është kauzë që unë besoj dhe që duhet të realizohet”.
E kur pyetet se nëse është duke menduar për të kandiduar për të parin e LDK-së, Kryetari i Gjilanit, thotë se njëherë nuk është duke e menduar, por tregon se personi që synon të jetë kandidat duhet të ketë mbështetjen e mbi 50 përqindje të delegatëve.
“Unë jam nënkryetar i LDK-së dhe përmirësimi i zotëri Mustafës ka normalizuar partinë dhe nuk kemi diskutuar për parti tash, por më shumë kemi diskutuar për çështjet e Kosovës dhe po përgatitemi për proceset zgjedhore në LDK. Kemi shumë degë të organizojmë dhe është një proces i madh për LDK-në, shpresojmë që unitetin që e kemi ndërtuar të ruhet deri në fund. Ne mund të kemi marrëveshje politike ose konkurrencë të hapur në zgjedhjet e brendshme. Nuk mundem të diskutoj rreth emrit tim sepse jemi duke pritur deri sa ti kryejmë proceset e tjera. Për të qenë kandidat i LDK-së duhet të pranohet nga 50 për qind e kandidatëve dhe nuk është vetëm dëshira por duhet të ketë edhe mbështetje nga delegatët”./V.Selimi/Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës