Të pranosh një ftes me fusnotë është shkelje e postit dhe është e pritshme që një president si Thaçi i papërgjegjshëm, i cili prej më shumë se një viti ka hyrë në pazare kundër shtetit të Kosovës dhe sovranitetit të tij, të pranojë ftesën e tillë në emër të gjoja “procesit të normalizimit të raporteve me Beogradin”, ka thënë për arbresh.info historiani, Jusuf Buxhovi.
“Të pranosh një ftesë të tillë me fusnotë dhe jashtë rregullave protokollare, do të thotë, së pari të shkelësh postin e Presidentit të shtetit, për të cilin je betuar, dhe së dyti, të shkelësh sovranaitetin shtetëror dhe Kushtetutën, për ç’gjë Presidenti është i detyruar ndër të parët jo vetëm ta mbrojë, por edhe të kërkojë përgjegjësi penale dhe politike ndaj atyre që veprojnë të kundërtën. Si po shihet, është e pritshme që një President i tillë i papërgjegjshëm, i cili prej më shumë se një viti ka hyrë në pazare kundër shtetit të Kosovës dhe sovranitetit të tij, të sillet me indiferencë dhe madje të pranojë ftesën e tillë në emër të gjoja ‘procesit të normalizimit të raporteve me Beogradin’!”.
Tutje Buxhovi, ka thënë se është e pa natyrshme se si spektri politik i vendit nuk reagon karshi këtij veprimi.
“ Por, është e panatyrshme që spektri politik dhe shtetëror i Kosovës nuk i jep përgjigje të duhur këtij veprimi, pra ta shkarkojë nga posti dhe ta marrë në përgjegjësi penale! Çfarëdo veprimi ose mosveprimi, i bën që të gjithë pjesëmarrës të kësaj tradhtie ndaj shtetit të Kosovës!”.
Ndryshe, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Hashim Thaçi nuk është ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Banja Llukë, por si përfaqësues i Prishtinës.
Dodik, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se formatin e përfaqësimit të Prishtinës me fusnotë e kanë pranuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, siç janë Serbia, Rumania, Greqia dhe Bosnja e Hercegovina./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...