Google ADS

Jusuf Buxhovi e Milazim Krasniqi paralajmërojnë LDK-në

07:58 | 22 Maj 2019
V. S.

Përçarja  dhe përleshja  me karrige që ndodhen në vitin 2006, duket se nuk do të jetë e fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë herë destinacioni i përleshjeve mese anëtareve  janë  mbledhjet  e mbajtur në nëndegë. E fundit  ishte në Mitrovicë, ditën e diele.

E për keqardhje gjendjen e LDK-së,  po e shohin themeluesit e partisë më të vjetër në Kosovë.

Ndonëse aktualisht nuk është në ndonjë pozitë aktive në LDK, profesori Jusuf Buxhovi, në një përgjigjej dhënë arbresh.info, shkurtimisht thotë se për krejt zhvillimet e fundit në partinë që dikur ishte pjesë e saj  do të flas më rastin e 30 vjetorit të themelimit.

“Nuk i komentoj këto zhvillime kjo është për keqardhje nuk  merrem më këtë edhe pak ditë unë do të dal më një shkrim autorial më rastin e 30 vjetorit të LDK-së në këtë shkrim të përfshira do të jenë edhe  problemet e fundit në LDK”, deklaron Buxhovi.

Ndërsa për themeluesin tjetër, Milazim Krasniqi, krejt ky zhvillim në partinë që dikur udhëhiqej nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ka ardhur pas tentativës për të mbuluar krizën e lidershipit brenda LDK- së.

“Procesi zgjedhor në LDK me aq sa unë e kam përcjell ka qenë jo mjaftueshëm transparent, ose mediat s’kanë pasur interesim me përcjell, pasi ka pak informata për këtë proces. Në përgjithësi mendoj se ky proces që po zhvillohet po fshihet diçka. Ka një tentativë për të mbuluar një krizë të lidershipit që po ekziston. Ka pas zëra pretendent për të parin e  partisë dhe ata kanë me vete një pjesë të anëtarësisë në ato vija, shfaqen edhe problemet në teren”.

Tutje  profesori  Krasniqin,  shton se krejt përgjegjësia për të gjitha incidentet bie mbi udhëheqësit e saj.

Sipas tij,  çdoherë në zgjedhje duhet të përdoren një anëtar një votë, e jo kush sa ‘dosta’  do t’i mbledhë.

“Përgjegjësia për incidente gjithmonë i bie udhëheqësit të partisë, që duhet të jetë më e qartë. Besoj që zgjidhja për LDK-në, dhe për partinë e qendrës së djathtë është që të epet mundësia apo zgjedhja një anëtar një votë. Pra, çdo  anëtar të votojë, e jo kush mund të mbledh pak ma shumë dosta. Ajo që po shihet është se janë dhënë mesazhe të çakorduara nga udhëheqësit e partisë dhe ato mund të bëjnë probleme. Uroj mos të ketë incidente pasi populli është lodhë me këto, por për të mos ndodhë, udhëheqësia duhet të mobilizohet dhe të jenë më unik në udhëheqje të partisë”.

Ndryshe, zgjedhjet brenda LDK-së kanë filluara më 16 mars, dhe së fundi degëve i është kërkuar që të përmbyllin proceset e tyrezgjedhore, në mënyrë që të përshpejtohet procesi. LDK-ja është në kontakt me partitë politike opozitare për të marrë mbështetjen e duhur për rrëzimin e qeverisë./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme