“Kushtetua nuk e ndryshon ambientin politik, por ambienti politik jep mundësi për ndryshimin e Kushtetutës”.
Kështu ka deklaruar juristi dhe hartuesi i Kushtetutës, Hajredin Kuqi, derisa ka folur për rrugën e këtyre ndryshimeve.
“Ndryshimet kërkojnë 2/3 e votave të minoriteteve serbe dhe jo serbe. Nëse kemi probleme me integrimin e pjesës veriore, njohjen e pesë vendeve të BE, atëherë këto i ndryshon politika. Edhe më shndërrimin e FSK-së në ushtri. Kur do të bëheshin ndryshimet kushtetuese, do të duhej t’i ndryshohej misioni dhe funksioni. Ligji ka ndryshuar. Ligji i ka dhënë më shumë kompetenca. Ushtrinë nuk e pengon kjo që të zhvillohet. Misioni dhe funksioni i ushtrisë duhet të bëhet kurdo që ndryshon Kushtetua”, është shprehur Kuqi.
“Kemi bërë shumë marrëveshje ndërkombëtare. Nëse arrihet marrëveshje ndërkombëtare që e tejkalon ndonjë normë është situatë tjetër. Do të jetë ambient jo bash i lehtë për ndryshime kushtetuese jo vetëm te minoritetet por edhe të shqiptarët. Më mirë një ligj i dobët sesa pa ligj fare. Ndryshimet kushtetuese kanë qenë me stigmatizim përpara. Ndryshimeve duhet t’u paraprijë një vendim politik”.
Edhe për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për ndryshimet e Kushtetutës post-Ahtissari’ane, duhet të krijohet një ambient i duhur politik.
”Ka ardhur momenti, kanë kaluar 20 vjet pas çlirimit që ta bëjmë këtë ndryshim. Është legjitim. Krejt bota e bën këtë. Është situatë stereotipe dhe depresive. Mund të ndryshohet me kushtetutë. Duhet të ndryshojë ambienti politikë. Kushtetua nuk është vetëm akt juridik, por edhe akt politik”, ka thënë Kryeziu.
Sa i përket çështjes së kufijve ai ka thënë se ata gjithmonë kanë qenë të imponuar dhe asnjëherë sipas vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
“Askund në dispozita e përgjithshme nuk shkruan se ku është kufiri i Kosovës dhe sa kilometra ka”.
Kurse njohësi i rrethanave kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se për marrëveshjen me Serbinë, Kushtetuta nuk paraqet asnjë problem.
“Bazën kushtetuare e kemi, e kemi ligjin për marrëveshje ndërkombëtare. Përmbajtja e marrëveshjes është çështje tjetër. Kushtetuta është fillimisht dhe kryesisht dokument politik, kurse juridikja e rregullon. Sa i përket marrëveshjes me Serbinë s’ka nevojë që të ndryshojë Kushtetuta”, ka thënë Smaka në Zona B, njofton klan kosova.
Ai ka thënë se korrigjimi i kufirit bëhet gjatë procesit të demarkacionit. Smaka ka shtuar se me asnjë kushtetutë të së kaluarës kufiri i Kosovës nuk ka qenë i caktuar.
“Territori i Kosovës përbëhet nga territoret e komunave të veta”.
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...
Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këty...
Dita e Flamurit, BE: Kjo festë e gjeti Shqipërinë më afër fa...
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...