Ju prezantojmë me 69 prizrenasit e vegjël

20:56 | 7 Korrik 2019
Arbresh Info

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 69 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe, krahasuar me javën paraprake janë regjistruar shtatë raste të lindjeve.

Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, por shifrat nuk kanë dallim të madh, pasi vetëm një prinë kundrejt djemve, numri i të cilëve është 34 sosh.

Gjatë javës që po e lëmë  është regjistruar një lindje gemellare (binjak), ndërsa të porsalindurit janë djalë e vajzë.

Derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme