Google ADS

Jovanoviq: Dialogu të vazhdojë me ose pa taksë

15:56 | 17 Shkurt 2019
V. S.

Presidenti i Partisë Liberal – Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq beson se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë menjëherë – pa kushte, me ose pa anulimin e taksës.

“Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut. Ndërprerja e dialogut gjatë vitit të kaluar na solli vetëm pasiguri, taksa të paarsyeshme dhe rritjen e rrymave nacionaliste dhe ekstremiste në të dyja anët,” tha Jovanoviq, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme