Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka vazhduar me akuza të fuqishme ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me “partnerët” nga Prishtina, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin është duke krijuar atmosferë lufte në mënyrë që të ketë arsyetim për të nënshkruar marrëveshje me të cilën do të mundësohej anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Në një përgjigje me shkrim të publikuar nga mediat serbe, Jeremiq ka thënë se Vuçiq dhe Thaçi janë takuar më 4 nëntor në Romë dhe se vetëm disa ditë pas kësaj, Prishtina vendosi për rritje të taksës nga 10 në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton Lajmi.net.
“Nëse Serbia dhe Kosova ndahen në mënyrë siç dëshirojnë Vuçiq dhe Thaçi, atëherë nuk ka më pengesa që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse bëhet anëtare, atëherë nuk ka më mekanizma ndërkombëtare që mund ta parandalojnë përcaktimin e kufijve në Ballkan, nga krijimi i Shqipërisë së Madhe e tutje”, u shpreh ai.
Jeremiq ka thënë se është shndërruar në cakun kryesor të Qeverisë serbe sepse vazhdimisht ofron informacione për “veprimet e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
Ai u shpreh se e gjithë përgjegjësia për rritje të dhunës i takon qeverisë që kanë krijuar atmosferë të tillë në të cilën qytetarët mund të mendojnë se “bëjnë vepër të mirë nëse i bëjnë diçka dikujt nga opozita”./lajmi.net/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...