Jashari: Pas përfundimit të luftës, të gjitha proceset kanë qenë të montuara

11:33 | 28 Janar 2019
arbresh.info

(E plotësuar) Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, thotë se të gjitha proceset gjyqësore të pasluftës kanë qenë të montuara.

“Mungun disa. U shty seanca dhe të shohim se si do të rrjedhë procesi. Unë e di që jam i pafajshëm sepse nuk kam qenë në komision vendimmarrës, verifikimi dihet, është hierarkia ushtarake që ka ba verifikimin, por megjithatë i gjithë komisioni, dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kategorizune, ju ka dhanë vendi meritor. Mos të jetë një lojë politike në këtë drejtim, sepse falë tyre sot jemi në liri. Do të kisha dëshirë të mos jetë lojë politike. Pas përfundimit të luftës, të gjitha proceset kanë qenë të montune, kanë qenë procese politike me pjesëtarët, me komandantët, me të gjithë ata që kanë kontribu. Ju e dini padrejtësisht gjeneralë e komandantë janë mbajtë nëpër burgje dhe nuk është gjetë asnjë element për çka janë akuzu,” është shprehur Jashari pas dështimit të seancës gjyqësore për rastin e “veteranëve të rrejshëm”./arbresh.info/

Gucati kërkon bashkëfajësi me liderët rreth “veteranëve të rrejshëm”

E hënë, 11:16

(E plotësuar) Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, kërkon bashkëfajësi me liderët në rastin e “veteranëve të rrejshëm”.

“Është mirë të ndahet shapi prej sheqeri, por në frymjen e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët, por edhe ka faj edhe politika. Është dashtë të thirren edhe liderë të partive të ndryshme që janë pjesë e fajit bashkë me komandantat. Besoj se procesi do të shkojë mbarë. Pasi është marrë politika me veteranë, është dashtë të merret edhe sot me e zgjidhë problemin. Me pranu edhe ata pjesën e fajit të vet, kështuqë me e nda përgjysmë,” është shprehur Gucati pas dështimit të seancës së sotme gjyqësore./arbresh.info/

Koci: Aktakuza ka shumë të meta

E hënë, 10:56

(E plotësuar) Avokati, Arianit Koci, vlerëson se aktakuza në rastin e “veteranëve të rrejshëm” ka shumë të meta.

“Aktakuza ka shumë të meta, gjendja faktike nuk është ka pasqyrohet si duhet, prandaj ne si mbrojtje kemi hapësirë shumë të madhe me i kundërshtu pretendimet e aktakuzës dhe mbetet të shohim më tutje se çfarë do të ndodhë,” është shprehur Koci pas seancës gjyqësore./arbresh.info/

Shukri Buja: Pse duhet të kursehet Hashim Thaçi

E hënë, 10:51

Njëri prej të akuzuarve në rastin e “veteranëve të rrejshëm”, Shukri Buja, ka ngritur pyetje rreth zgjerimit të personave që mund të jenë fajtor në fryrjen e listave të veteranëve.

“Pse duhet të kursehet Rrahman Rama, pse duhet të kursehet Sami Lushtaku, pse duhet të kursehet ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pse duhet të kursehet politika e cila ka bo marrëveshje… PDK e LDK kanë bo marrëveshje që të pranohen veteranë edhe ish-formacione në Shqipëri, edhe të Ministrisë të Punëve të Brendshme që s’kanë pas lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e shumë çka tjetër,” është shprehur Buja pas dështimit të seancës gjyqësore./arbresh.info/

Seanca për “veteranët e rrejshëm” shtyhet deri më 14 mars

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme