Kryetari i SBASHK’ut Rrahman Jashari është shprehur i zhgënjyer me vendimin e MASHT’it për zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve.
Jashari ka thënë gjatë takimit që kanë pasur me Ministrin e Arsimit dhe që e pranishme ishte edhe një zyrtare ndërkombëtare asnjë fjalë nuk është përmendur për zëvendësimin eventual të orëve mësimore.
“Neve na habiti shumë rasti pasi ne kishim takim me ministrin Bytyqi ku ishte e pranishme edhe zonja Drejtoreshë e Përgjithshme e Edukimit Internacional për Evropën. Asnjë fjalë nuk është thënë për zëvendësimin e orëve. Pikërisht atë ditë doli Ministri me vendim për kompensim të orëve…Është vendim i njëanshëm pa konsultim me SBASHK-un, dhe së dyti është vendim në kundërshtim me ligjin pasi me Ligjin e grevave nuk parashihen të zëvendësohen orët e humbura mësimore”, tha Jashari në RTV Dukagjini.
Kryetari i SBASHK’ut ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur t’u drejtohej me lutje mësimdhënësve nëse kanë mundësi të zëvendësojnë orët, e jo të vendos diktat.
“Po të ishim konsultuar, do t’i kishim thënë Ministrit që ai duhej t’u drejtohej mësimdhënësve me lutje nëse ata do të gjejnë mundësi dhe gatishmëri për të zëvendësuar orët pasi Ligji për grevat nuk parasheh zëvendësimin e orëve”, tha ai.
Jasharaj ka theksuar se pa sjellë vendimin gjykata, asnjë orë mësimore siç ka propozuar Bytyqi nuk do të zëvendësohet.
“Deri në momentin kur gjykata sjellë verdiktin meritor orët nuk do të mbahen ashtu siç ka propozuar ministri Bytyqi. Për më tepër është e keçja e madhe që t’u mohohet pushimi pranveror fëmijëve, që nuk e kemi zbuluar ne por është në nivel të Evropës”, tha ndër të tjera Rrahman Jashari.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...