Japonia i dhuron Kosovës grant prej 2 milion euro për menaxhimin e mbeturinave

15:06 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.

Ministri Fatmir Matoshi ka thënë se nga kjo marrëveshje përfitojnë kompanitë që merren me grumbullimin e  mbeturinave.

“Kjo marrëveshje do të  nënshkruhet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje do të marrim përkrahje në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes një granti në vlerë prej rreth 2.2 milion euro të dhënë nga Qeveria Japoneze që do të përdoret për blerjen e pajisjeve për disa komuna dhe kompani që merren me grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave”, ka thënë ai.

Sipas Matoshit kjo marrëveshje është arritur edhe me mbështetjen e pa rezervë të Ministrisë së Jashtme, dhe të Zëvendës Kryeministrit Behgjet Pacolli.

“Pas miratimit të saj sot në qeveri hapet rruga që e njëjta të nënshkruhet dhe të formalizohet ditën e enjte, nga Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli dhe Ministrja e shtetit për Punë të jashtme e Japonisë Dr.Toshiko Abe, gjatë vizitës së saj në vendin tonë”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/334771327135879/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme