Në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, ish-presidentja Atifete Jahjaga thotë se ende ka shumë punë për tu bërë drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit për shtetin dhe popullin e Kosovë, raporton arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka shkruar se sheshet, rrugët dhe bulevardet mbi të cilat sot lëviz populli kosovarë, mbajnë emrat e atyre që qëndruan pranë këtij vendi në ditët më të errëta të historisë .
“Sot, Kosova feston lirinë! Përulemi para sakrificës së atyre që kanë rënë për liri dhe nderojmë ata që luftuan dhe i kontribuan çlirimit tonë. Sheshet, rrugët dhe bulevardet mbi të cilat sot lëvizim të lirë mbajnë emrat e atyre që na qëndruan pranë në ditët më të errëta të historisë sonë. Respektojmë dhe nderojmë vendosmërinë, përkushtimin, guximin dhe këmbënguljen e tyre për t’i dhënë fund tragjedisë që po ndodhte në Kosovë më 1998-1999”, ka shkruar Jahjaga.
Ish-presidentja thotë se Kosova përballet me shumë sfida në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, por nuk kemi të vetëm”, është shprehur Jahjagfa .
“Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe aleatët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar dhe mbesim të vendosur për të kultivuar e promovuar vlerat për të cilat luftuam së bashku: lirinë, pavarësinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen. Rrugëtimi ynë drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit për shtetin dhe popullin tonë nuk ka mbaruar ende! Kosova përballet me shumë sfida në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, por nuk kemi të vetëm”, është shprehur Jahjaga./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...