Musa Cena, ish-zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, është arrestuar më 20 tetor të 2018, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar dhe ka marrë ryshfet.
Po atë ditë, janë arrestuar edhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, Nusret Shala dhe pronari i kompanisë konsulentë “Gentle Research”, Hazër Shehu.
Të tre të arrestuarit dyshohen për vepra penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe i autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit”.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës, parasheh se vepra penale për marrje të ryshfetit, neni 428, mund t’i çojë në burg të dyshuarit dhe dënimi të jetë prëj 6 muaj deri në 12 vjet burg.
Vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 422, sipas Kodit Penal, dënimi minimal me burg është 6 muaj dhe ai maksimal 5 vjet burg.
E dënimi maksimal për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga Kodi Penal, neni 431, thotë se arrin deri në 8 vjet burg, kurse ai minimal për këtë vepër është dënim me gjobë.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha