Vendi ynë do të ketë zgjedhje të reja.
Tema e dialogut që do të ketë para vetes qeveria e re, nuk është sfida e vetme me të cilën duhet të përballet.
Problemet ekonomike janë një fushë tjetër me të cilën ajo duhet të merret. Për këtë arsye, zgjedhjet e parakohshme u kanë imponuar partive përqendrim edhe tek kjo çështje.
Andaj, shumica prej tyre premtojnë se do të kenë programe të realizueshme. Ekonomistët e njohur të tyre deklarojnë se nëse subjektet në të cilat ata bëjnë pjesë, do të fitojnë, atëherë do të ketë punësim të të rinjve dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se me programin e saj do t’i fitojë zgjedhjet. Ata thonë se do t’i rishikojnë të gjithë sektorët e Qeverisë.
Avdullah Hoti nga LDK tha se na duhet të risturkturojmë komplet sektorin publik karshi politikave ekonomike.
” Sepse edhe ka qenë të kaluarën dhe se në Qeverinë e fundit janë krijuar dikastere shtesë, është bërë një mishmash i kompetencave ekonomike. Do të jemi nëpër shoqata e biznese për të prezantuar programin tonë. Duhet të fokusohemi maksimalisht në hapje të vendeve të reja të punës”, tha ai.
Top prioritet e programit të PDK-së është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Thonë se në fokus do t’i kenë investimet në sektorin privat.
Bedri Hamza nga PDK tha se kanë një program i punuar me shumë kujdesë, dhe do të ketë përkrahjen dhe sidomos në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe në rritjen e punësimit.
“Krijimi i Fondit për punësim do të jenë miliona euro për këtë qëllim. Do t’i qasemi edhe një projekti shumë të madh, gazësjellësit. është mundësi e mirë të financohet nga ana kredive të BERZHIT dhe Bankes Investive”, tha ai.
Në Vetëvendosje tregojnë se plani i tyre është i ndërlidhur me investimet në edukim e punësim.
Hekuran Murati nga VV tha se me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes nënkuptohet se fillon lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjë që hapet rruga për investime të huaja dhe brenda vendit, angazhimit të kapitlait të diasporës i cili mund të shkaktoi një bumë ekonomik. në anën tjetër, ne kemi qëllim të ndryshojmë strukturën buxhetore dhe ta drejtojmë në arsim dhe në projekte që kanë sa më shumë impakt në krijimin e vendeve të punës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka lidhur koalicion me Partinë Socialdemokrate, zhvillimin ekonomik thonë se e kanë prioritet.
Haki Shatri nga AAK/PSD tha se Infrastruktura ekonomik e që është energjia, uji, rrugët hekurudhat.
“Kjo është bazë që ne synojmë të arrijmë në 7 për qind normën e shtimit të GDP, i cili mundësonë uljen e vafërisë dhe papunësisë kemi me siguru ujëmbledhës me siguru ujë të pishëm”, tha ai
Në koalicionin tjetër, Nisma dhe AKR planet ekonomike do të jenë pikatë kryesore të bashkëpunimit.
Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate beson në ditët ne vijim do t’i prezantojmë të gjitha projektet që do t’i realizojmë”.
Behgjet Pacolli nga AKR tha se është e nevojshme dhe programet adaptohen, programi jonë do të jetë i kohës dhe më i qëlluari që i njevojitet qytetarëve”.
Në pesë vitet e fundit, Kosova po organizon për herë të tretë zgjedhje parlamentare
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...