Zëvendëeskryeministri I jashtëm I Serbisë dhe ministry I punëve të jashtmë të republikës së Serbisë në Këshillin e Sigurimeve foli rreth takses se Kosovës vendosur Serbisë.
Dacic fjalimin e tij në KS të OKB-së e filloi duke thënë se duhet të gjejm një emrues të përbashkët për interesat tona dhe të tentojmë ti arrijmë ato, dhe në të gjithë dëshirojmë të zgjidhim çeshtjen e Kosovës, të gjithë deshirojmë qe kjo të mos jetë temë e Këshillit të Sigurimit, dhë të gjithë dëshirojmë që UNMIK-u ta përfundojë misonin e tij në mënyre të suksesshme por megjithate ky moment ende nuk është afer./raporton arbresh.info
Ministri I punëve të jashtmë të Serbisë për vendimin e taksës tha se është vendim I “palogjikshëm” dhe së Serbia është përmbajtur nga aktet e njëanshme për shkak të mos themelimit të asocacionit serb dhe vendimit të Kosovës rreth statutit të Trepçës.
“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha ai.
Për misionin e UNMIK-ut në Kosovë, Dacic tha se stafi i këtij misioni së fundi është reduktuar së bashku me buxhetin e tij, duke kërkuar nga vendet e OKB-së që të mos nguten me rishqyrtimin e vendimit rreth këtij misioni në Kosovë.
Ai ndërkaq ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka akuzuar UNMIK-un se po shkruan raporte të shpikura, duke akuzuar edhe Bashkimin Evropian se ka ngulfatur dhe mbytur procesin e dialogut.
Ministri I Jashtëm I Serbisë tha se ai është për vazhdimin e dialogut, por sipas tij kjo do të ndodhë vetëm kur Prishtina të heqë taksën. “Është koha për një paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Dacic.
Ai tha se i mbështesin akuzat e Gjykatës Speciale dhe presim që akuzat të behën zyrtare sa më shpejtë.
“Ne jemi të përkushtuar në dialog, por ne këtë do ta bëjmë pas vendimit që do të marr Prishtina për heqjen e taksës. Ne i përshëndesim të gjitha shtet që kanë kërkuar heqjen e taksës, por ne kërkojmë që të bëhet më tej presion për heqjen e taksës. Ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa hequr taksën. Ne jemi të vendosur që çështja të zgjidhet përmes dialogut, duke e ndjekur kursin e paqes dhe kërkojmë që edhe pala tjetër të përmbahet nga provokimet” përfundoi zëvendëskryeministri I Serbisë, Ivica Dacic./Arbresh.info/
Lexo edhe: Vlora Çitaku: Kosova nuk negocion për pavarsinë e saj
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...