Në vendimin e nënshkruar dje nga ministri Valdrin Lluka, thuhet se vendimi është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.
Viteve të kaluara, KEK ka pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve qymyr për 4 mijë e 500 punëtorë.
Lidhur me vendimin e sotëm, kryetari i sindikatës, Izet Mustafa tha se vendimi është i papranueshëm.
“Ata pikë së pari s’kanë analizë sa punëtorë e marrin qymyrin e qe e përdorin në Prishtinë e tërë ecuria e refuzimit lidhet me atë se po bëhet ndotja e ambientit në Prishtinë. Ne e kemi kërkesën alternative ju kemi treguar qe Kosova Thëngjilli i ka borgj KEK-ut miljona euro e kërkesa është që përshembull qymyri të merret permes tyre e të ulet borgji per KEKun, të ipet permes minierës ose nëse refuzohen të dy alternativat atëherë KEK-u duhet tu ndajë mjete materjale punëtorëve në vlerë të 10m kub dru”, tha Mustafa.
Ai po ashtu tha se pop resin vendimin për veprime sindikale ndaj këtij vendimi.
“Ne qëndrojmë prapa kërkesave tona dhe tani i mbetet organeve udhëheqëse të SPEK- ut per vendim rreth veprimeve të mëtejme. Sa i përket rritjes së pagave punëtorët e KEK- ut, ata meritojnë paga shum më të larta se sa janë tani dhe ju e dini qe krahasuar me disa ndërmarrje tiera në Kosovë pagat e tyre janë bindëshëm më të larta se sa të punëtorëve tanë”, tha Mustafa.
KALLXO.com ka raportuar lidhur me vendimin e MZHE-së për të ndaluar dhënien e qymyrit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%