Iu dha lamtumira e fundit Adem Llumnicës

20:56 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Sot, u varros kryetari i nëndegës së LDK-së në Barilevë, Adem Llumnica, që vdiq dje pas një sëmundjeje të shkurtër.

Sekretari i përgjithshëm, njëherësh edhe kryetar i Degës i në Prishtinë, Ismet Beqiri i shoqëruar nga anëtar dhe simpatizantë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë të Prishtinës, i dha lamtumirën e fundit duke u shprehur se “Ademi ishte një veprimtar kombëtar dhe aktivist i LDK-së nga fillimi.

Njeri i afërt, i sinqertë, punëtor, i dashur, parimor, i vendosur, njeri që u ndihmoi shumë njerëzve. Ishte punëtor shumëvjeçar i QKUK-së. Ishte nder, privilegj dhe kënaqësi të punojmë me të për afro 30 vite. Na la kur nuk e prisnim, kur ende kishim shumë nevojë për të, familja dhe gjithë ne bashkëpunëtoret e tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme