Zëvëndës kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, për arsye se kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi.
Lidhur me dëbimin e kosovarit ka njoftuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Zyberaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se edhe Kosova vepron ngjashëm kur vlerëson që dikush paraqet rrezik për sigurinë.
Ai ka shkruar se Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfarëdo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend.
Postimi i plotë:
Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s. Siç pohohet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi, partner tradicional i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës.
Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë.
Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.
Për ne, siguria e vendeve partnere paraqet investim në zgjerimin e rrjetit të sigurisë globale, ku vendi ynë kontribuon aktivisht.
Ne jemi pjesē e një koalicioni global, ku gëzojmë respekt për përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet tona ligjore e institucionale.
Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtoj të përfshirët e drejtëpërdrejtë në ish vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi.
Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfardo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend.
Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurtë si komunitet evropian dhe ndërkombëtar.
Autoritetet tona do të merren me rastin, përserisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...