Ahmeti Isufi, shef i deputetëve të AAK-së, i pyetur nëse AAK-ja dhe kryeministri Haradinaj janë pishman pishmanë pse Thaçi po e drejton dialogun, Isufi tha:
“Ne nuk mund ta dimë se ti një ditë do të dalësh me një ide tjetër, por ne t’i kemi dhënë mundësitë që ti të dialogësh për çështjet që janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Ne edhe në të kaluarën kemi dhënë aprovimin si opozitë që të shkohet në dialog. Në momentin që e kemi parë se dialogu po degradon dhe Serbia po përfiton në proces e Kosova po dëmtohet, i kemi thënë stop atij dialogu. Të njëjtin qëndrim e kemi edhe tani. Presidenti i ka kompetencat kushtetuese dhe duhet t’u përmbahet atyre duke ofruar unitetin e popullit dhe të partive politike. Ky nuk po e bën këtë, deri më tani së paku, dhe kjo është normalisht në kundërshtim me misionin dhe rolin që e ka. Ai duhet t’i mbledhë partitë politike dhe të merret vesh, pastaj të shkojë të dialogojë. Ai këtë nuk po e bën dhe mendojmë se Kosova si shtet duhet të forcohet dhe temat që kanë të bëjnë me Sserbinë duhet të jenë në harmoni me faktorin e brendshëm”, u shpreh Isufi në Interaktiv të KTV-së.
“Thaçi është takuar edhe më herët me Vuçiqin dhe nuk ka rezultuar në ndonjë efekt për të ndryshuar gjendjen, dhe përderisa është kështu, ne ia tërheqim vërejtjen”, tha ai.
Ai tha se janë të gatshëm të votojnë rezolutën e opozitës, por me kusht që ajo rezolutë të mos ketë interesa politike./Koha.net/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...