Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e rrëzoi Vetëvendosje e as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në Zonën B të Klan Kosovës, Beqiri tha se këto dy subjekte partiake vetëm kanë ekzekutuar shërbimet e Partisë Demokratike të Kosovës pasi e mundësonte depërtimin e gazit lotsjellës në Kuvend dhe pengesat e tjera karshi kësaj parie.
”Nuk është puna e gazit lotsjellës dhe gjithë ato pengesa që kemi pasur veç nga VV e AAK. Këta veç i kanë ekzekutuar, por ndihmën e madhe dhe shërbimin e madh e kanë bërë PDK-ja. Sepse s’ka nevojë me qenë shumë i mençur me ditë nga po futej gjithë ai gaz lotësjellës dhe në fund doli ajo që doli”.
”Dhë rrëzimi i Qeverisë nuk ndodhi nga gazi lotsjellës e VV e AAK por ndodhi nga PDK-ja, ajo dihet dhe është e qartë. Sa i përket Demarkacionit asgjë s’ka ndryshuar. E votuam dhe ne ishim të njëjtit si LDK sa i përket qëndrimit, e llogaritëm që është interes madhor i vendit dhe e votuam”.
”Kjo ndarja e Vetëvendosjes, tash këta të tjerët që kanë qenë në Vetëvendosje nuk i njeh. Ma kanë djeg edhe makinën time zyrtare, që është akt terrorist dhe qe tre vjet kërkush nuk merret me atë. Por evoluimet po ndodhin, ne na vjen mirë që këso sjellje s’kanë PSD-ja, na vjen mirë që janë vendos krevatat”.
”Duhet ky vend të njihet, nuk mund të jesh nesër në Qeveri edhe mos ta njohësh flamurin. Rrëzimi i Qeverisë na dërgon në zgjedhje. Nuk ka qenë vendim personal i Mustafës për Hotin, ndoshta jo deri në një kohë kur tek ne filloi qasja e të rinjtë, reformat. Isa Mustafa ka dhënë një shembull të mirë që mundet me qenë kandidat për kryetar i LDK-së por jo për kryeministër të Kosoëvs”.
”Asnjë milimetër nuk e ndryshoj mënyrën se si kam punuar. Ndoshta jam kryetari i vetëm që nuk po shkoj në kuvende të nëndegëve. Si degë jemi dega që atakohet, ajo degë është superlative. Nuk na duhet askush në ndonjë degë të LDK-së të zgjidhet ashtu sic nuk e përcakton rregullorja”.
”Tek ne është shumë e mundshme interferimi nga ana. Nuk kam dashur të merrem dhe s’dua të merrem. Po shpresojmë, po punojmë intensivisht, por besoj që fundi i qershorit do të jetë cikli ku do të mbyllet cikli i konstituimit të degëve dhe nëndegëve. KQZ është e njofutuar që jemi në proces zgjedhor de ne këtë afat e kemi deri në muajin 11-të , por se besoj që shkon kaq gjatë”.
”Aktualisht duke tentuar ta respektoj atë që e thash më herët, kushdo që ka ambicie që është shumë normale, njerëzore edhe e drejtë me u shpallë në Kuvend. Deri tani zotri Haziri e ka shprehë dëshirën tash sa i përket kryetarit aktual nuk e di ai do ta thotë mendimin e tij”.
”Udhëheqja e lartë do të konsultohet për të parë se cila është mundësia dhe për të parë rezultatet. Të gjithë nuk i zë kryetari i LDK-së, të gjithë nuk i zë për kryeministër por e mira është që ka ambicie nga të gjithë”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...