Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj fushatës që disa politikanë kosovarë po e proklamojnë lidhur me çështjen e korrupsionit.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka akuzuar koalicionin PAN për keqqeverisje.
“Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”. Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë. Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor”, ka shkruar ai.
Reagim i plotë:
Keto ditë dhe jo vetëm këto ditë,kemi njē reagim të fuqishëm të miqëve tonë amerikan,britanik,gjerman…për krimin e organizuar,korrupsionin,mungesën e sundimit të ligjit,nepotizmin…
E dalin “reagojn”ata qē janë kreator të këtyre të këqijave,edhe me votën e tyre,me veprimin apo mos veprimin e tyre,ata që padyshim janë ndihmesë e fortë e këtyre dëmeve të mëdha që po i bëhen shtetit dhe qytetarëve tonë.
Vërtetë e habitshme…,si kanë guxim dhe ftyrë!!!
E për koalicionin PAN-ist nuk do shumë koment,veq mirëqeverisja ka munguar.
Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”
Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë.
Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor.
Edhe hajn shtetëror,i korruptuar,pjesë e krimit të organizuar,nepotist…,edhe patriotë,pushtetar i mirë,udhëheqēs i mirë,këto nuk shkojn bashkë,është vetëm një e vërtetë e jo dy..
Kosova është e vogël,secili e din për secilin,ku ka qenë e kush ka qenë dhe ku ka mbërri?disa asesi me burrni dhe ndershmëri,por me hajni dhe paligjshmëri.
Është koha e fundit të dënohen,me votë dhe para drejtësisë,pavarësisht emrit dhe “fuqisë “së tyre.
Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...