Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë ligjin që siguron rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë.
Ismaili i ka ftuar deputetët që të mos i qesin pengesa këtij ligji duke rrezikuar që gjithçka të kthehet në pikën zero.
“Mos krijoni një fontanë dëshirash e në fund të mos mund t’ia rrisim pagën askujt”, ka thënë ministri Ismaili.
“Ju ftoj që të votoni këto amendamente që janë të realizueshme. Ne tashmë kemi një ligj që siguron pagat më të mëdha për mjekët dhe infermierët në 20 vitet e fundit. Nëse këtyre propozimeve u qitet pengesë, gjithçka rrezikon të kthehet në pikën zero”, ka thënë ai.
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4