Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se Veseli ka bërë hapin e parë duke i hapur rrugë drejtësisë të veprojë.
Ismaili, në në RTV Dukagjini, ka thënë se veprimi i Kadri Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë akuza të konfirmuara ka për qëllim forcimin e PDK-së.
“Ky shihet një vullnet i mirë i kryetarit Veseli pasi janë ndryshuar të gjitha strukturat në PDK, nga nëndegët deri të kryetari. Ky ishte një mesazh se çfarë e pret Kosovën me këtë udhëheqje të PDK-së”, tha ai.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se procesi i luftimit të krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me një ditë por sipas tij Veseli hapin e parë të rëndësishëm tashmë e ka bërë.
Ismaili ka thënë pavarësisht largimit nga PDK, ato figura nuk bën të damkosen dhe drejtësia duhet ta bëj punën e vet sa më parë pasi sipas tij “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.
“PDK bëri hapin e parë duke krijuar hapësirën. Le të veprojë drejtësia dhe le ta merr fjalën e fundit që nëse ata persona kanë bërë shkelje ligjore të dënohen, në të kundërtën të mos damkosen ata dhe familjet e tyre”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se Veseli veproi vetëm dy ditë pasi kishte bërë premtimin e madh dhe sipas tij shumë njerëz kishin pasur dyshime.
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...