Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar për planin e PDK-së rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë si dhe kërkesën e SHBA-ve për pezullimin e saj.
“Si plan është paraqitur në kohët e fundit të janarit, në atë kohë është planifikuar që të trajtojë edhe temën e taksës por edhe temat e ardhshme që do të Kosova me Serbinë . Dokumenti i SHBA-së nuk tha se duhet të hiqet taksa”, ka thënë ai.
Ismaili në Zona B të Klan Kosovës tha se pasi bashkë me Shtetet e Bashkuara Kosova ka qenë edhe në ditët më të vështira, atëherë duhet besuar atyre.
“SHBA na thotë bëni një hap strategjik dhe nuk kërkon nga ne që ta heqim taksën e konsideron atë si vendim të shtetit të Kosovës. Mirëpo po thotë se pezulloni për 120 ditë që të na jepni munëdësi edhe neve që bashkarëisht me juve të krijojmë një avantazh në dialog me Serbinë. Pra edhe ne duhet të reflektojmë këtu sepse nuk e lë Kosovën keq, por vetëm se e forcon pozitën e Kosovës”.
Ai ka rikujtuar edhe njëherë qëndrimin e PDK-së për taksën.
“Qëndrimi i PDK-së është që pasi ka një garanci nga SHBA, ne mund ta pezullojmë asnjëherë ta largojmë, por edhe kemi vendos masa shtesë nëse nuk shohim një fitore të Kosovës, progres në dialog apo reflektim të Serbisë atëherë ne do të vendosim masat e reciprocitetit”.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...