Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se interesat amerikane në rajon janë interesa të Kosovës.
Këto komente ai i ka bërë në Emisionin “Monitor” të RTK-së, duke folur për çështjen e taksës dhe trysninë amerikane për heqjen ose suspendimin e saj.
“Taksa që është vendosur nga Republika e Kosovës ka funksionuar. Edhe në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin politik, janë arritur rezultatet me këtë taksë”, ka thënë Ismaili.
“Tani jemi në një situatë kur medialisht thuhet se kemi një trysni nga SHBA-të për heqjen e taksës. Ajo që ne e shohim në politikë, interesat amerikane dhe interesat e Kosovës kanë qenë goxha të harmonizuara. Ne kemi qenë një shtet që kemi pasur mbështetje tepër të madhe të Amerikës dhe ende e kemi atë”, ka shtuar ai.
Ismaili ka pohuar se duhet gjithnjë të shihet se interesat amerikane në Rajon janë interesa të Kosovës.
“Interesat e Kosovës në këtë rast duhet t’i harmonizojmë me interesat amerikane, sepse në të kundërtën rrezikimi i interesave amerikane në Kosovë mund të jetë rrezikim edhe i vetë shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj që menjëherë ta heqë ose pezullojë taksën 100 % të vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe për të vazhduar me Dialogun Kosovë-Serbi.
“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të Dialogut”, është thënë ndër të tjera në porosinë e SHBA-ve për autoritetet kosovare.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?