Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë vizituar sot vendpunimin ku po ndërtohet Spitali Pediatrik Kirurgjik.
Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili tha se pas shumë vitesh zvarritje, është kënaqësi të shohësh që punimet kanë nisur me intensitet të lartë dhe objekti më në fund po merr formën e tij.
“Pas shumë vitesh zvarritje, objekti i Spitalit Pediatrik Kirurgjik ngadal po merr formën e tij. Së bashku me përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe sot vizituam punimet të cilat po zhvillohen me intensitet të lartë që brenda 22 muajve të kemi një spital modern që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë”, tha ministri Ismaili.
Sipas ministrit Ismaili, me përfundimin e këtij objekti, fëmijët tanë do të kenë shërbime moderne për shëndetësore. “Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro, do të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë”, ka thënë ai.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë