Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa ka folur për “Aferën e Fajdeve”. Ai në një status në Facebook ka thënë se kjo aferë është shansi i fundit për pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë nga zyrtarët e inkriminuar në krimin e organizuar.
Mustafa tutje thotë se faktet po tregojnë se segmente të caktuara të sigurisë dhe drejtësisë kanë qenë shumë të fuqishëm brenda sistemit dhe të ndërlidhura deri në palcë me grupet kriminale.
“Insitucionet e kanē obligim ligjor qē tē tē veprojnë e të bindin qytetarët se ndëshkimi do përfshijē të gjithē të pêrfshirët në krim. Tanimë nuk ka asnjë arsye për vonesë në këtë drejtin.dhe duhet vepruar sa me urgjentisht”.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
“Afera e fajdeve”, apo shansi i fundit për pastrimin e institucioneve të drejtësise dhe sigurisë nga zyrtarët e inkriminuar në krimin e organizuar Opinioni kosovar me shumē të drejtē është i shqetësuar nga pērmasat e krimit të organziuar, të shpërfaquar disa herë në opinion, por të cilat kulmuan me rastin e fundit. “Afera e fajdeve” ështē dëshmia më e mirë e funksionimit disa vjeçar tē grupeve të organizuara kriminale, sigurisht tē ndērlidhura drejtpërdrejt me institucionet e sigurisë dhe drejtësië.
Faktet po flasin që segmente tē caktuara të sigurisē dhe drejtēsise kanë qenë shumë të fuqishëm brenda sistemit dhe të ndërlidhura deri nē palcë me grupet kriminale, aq sa nuk kanë hezituar të veprojnë hapur në dobi të krimit , duke mos kursyer as personalitet me ndikim kur ata ishin apo janë në rolin e viktimës. Imagjinoni pastaj se cfarë ka ndodhur me qindra apo mijëra raste kur viktimat ishin qytetarë të rëndomtë.
“Afera e fajdeve” ēshtë mundësia mē e mirë e pastrimit te institucioneve të sigurisē dhe drejtēsise. Prapa çdo rasti korruptiv dhe të krimit të organizuar e të mbyllur jashtligjshëm , sigurisht që janë zyrtarèt e caktuar që me njē hetim të thjeshtë arrihet deri te emrat e tyre. Pra, për secilin rast janë emrat e mbiemrat e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë vepruar e vendosur në dobi të krimit e kriminelëve. Prandaj, institucionet tona mē nuk mund ta përdorin asnjë alibi për këtē çēshtje. Insitucionet e kanē obligim ligjor qē tē tē veprojnë e të bindin qytetarët se ndëshkimi do përfshijē të gjithē të pêrfshirët në krim. Tanimë nuk ka asnjë arsye për vonesë në këtë drejtin.dhe duhet vepruar sa me urgjentisht. Le të shërbejë “Afera e fajdeve” si një rast i mobilizimit tē përgjithshēm institucional dhe qytetar për luftinin e krimit.
“Afera e fajdeve” mund të jetë shansi i fundit i pastrimit tē institucioneve tē sigurisë dhe drejtësise nga elementet kriminale. Çdo veprim ndryshe është bashkpjesëmarrje direkte apo indirekte në përkrahje të krimit të organizuar dhe korrupcionit.
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...