Ish-zëvendësministri disa orësh i Ministrisë së Drejtësisë, Eset Rama, u betua sot solemnisht si prokuror. Ai gjatë detyrës së re do të shërbejë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Prokurori i ri, në nëntor të vitit 2017 kishte qenë për disa orë zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj, raporton Insajderi.
Kur e kishte kuptuar se ishte bërë zëvendësministër, Rama kishte njoftuar vetë në Facebook.
E detyrën e re, Ramës ia kishin uruar edhe anëtarë të qeverisë, si Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, apo Mentor Borovci i Zyrës Ligjore të ZKM-së.
Por vetëm pak kohë pasi miqtë e Ramës e uruan atë për detyrën e re, qeveria e kishte anuluar vendimin për emërim.
Për këtë Rama reagoi sërish në Facebook, një ditë pas lajmit të gëzueshëm. Ai sqaroi se do të vazhdonte të punonte si shërbyes civil.
Nga qeveria, jo zyrtarisht kishin thënë se emërimi i Eset Ramës si zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë ka qenë një gabim.
Por Rama thoshte se ekziston vendimi me të cilin ai do të fillonte punën e re si zëvendësministër.
“Pyetni në Qeveri, pyetni në Zyrën e Kryeministrit. Atje është vendimi”, kishte thënë Rama. “Vendim ka, por nuk jam zëvendësministër. Vendimi është anuluar”, kishte sqaruar ai.
Ai nuk kishte treguar se pse ishte anuluar vendimi për emërimin e tij.
“Pyetni në Qeveri të tregojnë më mirë. Unë kam pozicion në shërbimin civil do të vazhdoj të jem aty. Nuk kam më shumë koment”, kishte thënë ai.
Eset Ramën nga sot do të jetë në një detyrë tjetër të rëndësishme, si prokuor i shtetit.
Ai është betuar para presidentit Hashim Thaçi se gjatë kryerjes së detyrave si prokuror do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...