Google ADS

Ish zëdhënësi i Qeverisë: Presidenti po bën aventurë politike, Kryeparlamentari i dhe Kryeministri po e ndihmojnë

18:40 | 8 Tetor 2018
V. S.

Ish zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu po e konsideron Presidentin Hashim Thaçi, jo serioz dhe si njeri që po bën lojëra politike.

Derisa ka debatuar për çështjen e dialogut, në Info Magazine, Faton Abdullahu tha se kjo politikë e kryesuar nga presidenti Thaçi duhet mënjanuar ndonëse qasjen e tillë të tij e solli Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

”Askush nuk është kundër marrëveshjes, por të gjithë duhet të jenë kundër marrëveshjes e cila buron nga jolegjitimiteti”.

”Kjo gjendje duhet të mënjanohet dhe të vijnë raporte të reja.

”Duhet ta ndalim avanturën politike të Presidentit Thaçi. Sepse ai e thotë në mënyrë direkte se po e marrim Luginën e Preshevën por s’do japim asgjë”.

”Kjo është jo serioze”.

”Të gjitha i mohon, këtë mohim këtë qasje të tij e ka ndihmuar Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj”.

”Ata janë vonuar e ky është rezultati”./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme