Google ADS

Ish-luftëtarit të UÇK-së i bëhet zgjidhje për shkollimin e fëmijëve

21:40 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Për rastin e Fadil Mehmetit, ish-luftëtarit të UÇK-së i cili tash e tri vite i ka ndalë katër fëmijët nga shkolla për shkak të distancës nga shtëpia, tashmë i është bërë zgjidhja nga Qumështorja Drena.

Tani e tutje në llogarinë e Mehmetit do të ketë qarkullim mujor në vlerë prej 250 euro nga qumështorja Drena.

“Financimi i personit në fjalë, siç bëjmë edhe disa financime tjera, në xhirollogarinë bankare do t’i bëhet pagesa mujore prej 250 euro ashtu siç i kemi premtuar përmes Facebook-ut”, thotë për RTV Dukagjinin Ervina Masurati nga Qumështorja Drena.

Mirëpo sipas ligjit, nëse një veteran ka qarkullim bankarë jashtë pensionit mujor të përcaktuar nga Republika e Kosovës, atëherë kjo e fundit i ndalohet, mirëpo nga qumështorja Drena është menduar edhe për këtë të fundit.

“Besoj se në mbështetje edhe nga Departamenti i Financave do të bëjmë një zgjidhje për të qenë në mbështetje financiare të kësaj familjeje sa më shpejt që është e mundur”, shtoi më tej Ervina Masurati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme