Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut sot kanë protestuarë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar njohjen e statusit të veteranit.
Ata shprehën paknaqësitë e tyre lidhur largimin nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës, dhe thonë se arsyeja është vetëm pse kanë qenë luftëtar të kësaj Zone.
Ish-Komandanti i Zonës së Karadakut, Feriz Deliu, i njohur si “Komandant Kabashi” tha se shumë luftëtarëve nuk po ju njihet statusi i veteranit, raporton arbresh.info.
“Unë kam bërë aftësimin e luftëtarëve të kësaj zone, dhe ata dëshmorë e ata luftëtar që që kanë luftuar nuk po ju njihet statusi i veteranit, e shumë të tjerë edhe pse nuk kanë qenë luftëtar po gëzojnë statusin pa meritë”, tha Feriz Deliu, ish-komandant i kësaj zone.
Gjithashtu edhe Abdurrahman Nazifi, komandanti i Zonës së Qarrit, brigada “114”, i njohur si “Komandant Bugari”, pati një takim me njërin prej këshilltarëve të Kryeminisrit Ramush Haradinaj, ku ky i fundit i kishte premtuar se do të merren me kërkesat e tyre nga ky takim i shpejtë që patën.
Protesta përfundoi e qetë, dhe pa incidente./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...