Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa përmes rrjetit social ka treguar disa arsye pse Kosova meriton të jetë anëtare e organizatës ndërkombëtare të sigurisë Interpol.
Sipas Mustafës, Policia e Kosovës është e përgatitur, e trajnuar dhe e disiplinuar e për këtë do të jetë një vlerë shtesë për këtë organizatë, shkruan portali arbresh.info.
Tutje ish kryeministri ka thënë se e udhës do të ishte edhe përkrahja e Serbisë që Republika e Kosovës të anëtarësohet në këtë organizatë.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit. Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës. IM
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...