Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar dorëheqjen e institucioneve siç ka thënë ai të papërgjegjshme.
Kjo kërkesë e Mustafës erdhi për shkak të dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri, dhe ndërprerjes së kontaktit me Prishtinën zyrtare, shkruan arbresh.info.
“Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, thotë ish kryeministri.
Më tej kryetari i LDK-së, tha se për efekte populiste e të fushatave po rrezikohet integriteti territorial i vendit.
“Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen. IM”, përfundon shkrimin ai./Arbresh.info/
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...