Anton Quni ishte njëri prej ushtarëve të parë të Forcave të Armatosura të Republikë së Kosovës që ishte bërë pjesë e UÇK’së. Ai ishte përfshirë ne debatin për veteranët mashtrues. Kishte thënë se dikush ka bërë tregti me certifikatat e veteranëve. Madje, kishte thënë se motivet mund të jenë edhe elektorale kur është vendosur të fryhet numri i veteranëve.
.”.. Ka pasur edhe shitje të certifikatave, ka pasur dëshmi të rrejshme… disa parti politike kanë pasur qëllim elektorale për t’i siguruar votat”, kishte thënë Quni, për InDoks.
Sidoqoftë, Prokurori i dorëhequr Elez Blakaj kishte shkruar në aktakuzën e nënshkruar, por jo të dërguar në Gjykatë, se janë 19 mijë e 60 veteranë mashtrues. Për këtë kishte thënë se buxheti i Kosovës dëmtohet më shumë se 38 milionë e 882 mijë e 400 euro në vit.
Mirëpo, askund në aktakuzë s’kishte përmendur se kush janë përfituesit e paligjshëm të statusit të veteranit.
Prokurori i dorëhequr kishte intervistuar gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK’së. Të gjithëve u ka ngritur aktakuzë. Ata janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Në aktakuzë, Prokurori i dorëhequr ka përmendur shifrën e veteranëve mashtrues, mirëpo, s’ka shkruar asnjë emër të tyre.
Pas kësaj aktakuze pritet që e njëjta të zgjerohet dhe të merren Prokuroritë Themelore. Pritet të dalin para gjyqit edhe veteranët mashtrues, të cilët do të detyrohen t’i kthejnë të gjitha mjetet e vjedhura të Shtetit. Madje, nëse nuk kanë të holla, Shteti mund t’ua konfiskojë edhe pasuri për eurot e shtetit që kanë zhvatur.
Ndërkohë, Ligji parasheh procedurë ligjore, për gjithë veteranët mashtrues, për t’ua marrë statusin e veteranit, kushdo që prej tyre e ka marrë statusin e veteranit në mënyrë të kundërligjshme.
Burime të Express kanë treguar se Prokurori Blakaj ka dokumentet e një pjesë te veteranëve që kanë përfituar paligjshëm, duke qëndruar në vendet e BE’së dhe pa qenë kurrë pjesë e luftës.
Në anën tjetër, Agim Çeku ka thënëse ende s’e ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me një aktakuzë të Prokurorisë Speciale ndaj Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK’së. Ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa do të flasë më shumë vetëm nëse i zyrtarizohet akuza.
Edhe Shukri Buja është njëri prej të përfshirëve në aktakuzën e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj. Ish-udhëheqësi i UÇK’së për Zonën e Nerodimës thotë se prokurori s’kishte njohur profesionale kur nisi hetimin e listave të veteranëve. Ka thënë se Blakaj nuk dinte kontekstin politik të krijimi të UÇK’së. Shukri Buja thotë se është e lehtë kthimi i listës së veteranëve në numrin real. Kërkon vendim të merret një vendim politik për t’i hequr nga lista ‘veteranët’ e Ministrisë së Brendshme, të mbrojtjes, të FARK’ut, të shtabeve të lagjeve etj. Kërkon që për 19 mijë veteranët e tepërt të merren në përgjegjësi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Isa Mustafa.
Njëri prej të përfshirëve në aktakuzën e Prokurorit Blakaj për fryrje të listave të veteranëve është edhe ish përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari. Por, Jashari ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë dhe gjithë fajin e hedh të komandantët e zonave përkatëse dhe vartësve të tyre. Ai për Express ka thënë se nuk është marrë fare me verifikimin e veteranëve dhe se kjo ka qenë përgjegjësi e komandantëve të zonave. Deklaron se nëse diçka e tillë është e vërtetë, ai është i gatshëm të marrë përgjegjësi.
I akuzuari se ka bërë mashtrime me listat e veteranëve, Nuredin Lushtaku, ka zbardhur detaje se kush ka mundur ta kërcënojë prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj. Ka thënë se Blakajn kanë mundur ta kenë kërcënuar nënshkruesit e Brigadës “Hasan Prishtina” e themeluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës./Express/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...