Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Shurdhaj ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja.
Me anë të një letre publike, Shurdhaj i është drejtuar Kadri Veselit të cilit ia ka prezantuar arsyet e largimit nga partia. Si arsye kryesor përmendet pakënaqësia e tij me proceset politike brenda PDK-së, e sidomos në degën e Malishevës.
Sipas Shurdhajt, PDK-ja në Malishevë është degraduar dhe nuk mund ta durojë më një situatë të tillë.
Statusi i plotë i tij
Për: Partinë Demokratike të Kosovës
Kryetarit : Z.Kadri Veseli
Nga : Fatmir Shurdhaj – Anëtar i PDK-së
LETËR DORËHEQJE
I nderuar Kryetar Veseli, përmes kësaj letre dëshiroj të ju njoftoj se kam marr vendim për largim nga Partia Demokratike e Kosovës.
Si anëtar i PDK-së qe nga themelimi e deri më sot kam kryer detyra të ndryshme për PDK-në , asnjëherë nuk jam kursyer në angazhimin tim profesional dhe kam kryer me përgjegjësi detyrat qe më janë ngarkuar nga programi i PDK-së.
Kohet e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda PDK-së , e në veçanti në degën e Malishevës me kuadrat e vjetra të cilat kanë degraduar vlerat politike të PDK-së qe kanë punuar vetëm për interesa personale familjare dhe klanore duke e dëmtuar imazhin e PDK-së qe nga kuvendi i parafundit me 2014 e deri më sot.
Siç jeni në dijeni me sugjerimin tuaj kam qenë i angazhuar për më shumë se 6 muaj si anëtar i grupit strategjik për ta reformuar dhe rritur degën e Pdk-së nëper të gjitha fshatrat e Malishevës ku me sukses kemi arritur qe mbi 30 nëndege të fshatrave qe nuk kanë qenë fare aktive ti riaktivizojmë dhe të krijojmë struktura të reja . Zgjedhjet përfunduan nëper nëndegë dhe pa asnjë incident deri në kuvendin e ri fale angazhimit të Grupit strategjik dhe komisionit zgjedhor i monitoruar nga qendra.
Me besimin më të madh qe Dekada e re do të sillte njerëz të rinj dhe frymë të re politike në programin e Pdk-së të cilin e përqafuan shumë qytetare dhe intelektuale nga treva jonë por fatkeqësisht po ndodhe e kundërta në PDK që po zhgënjen qytetaret të cilët nuk kanë pritur qe prapë njerëzit e vjetër e të dështuar , të korruptuar të jenë prape bartës të strukturave të PDK-së të cilët publikisht po shihen edhe në afera të ndryshme të paraqitura nga mediet tona.Si një prej kandidateve më të votuar nga katër pale zgjedhje kam pasur mandat të qytetareve ti përfaqësoj si deputet në Kuvendin e Kosovës por edhe në Kuvendin e fundit zgjedhor si njeri nder më të votuarit nuk mundem ta gjej vetën në mesin e atyre qe më tepër se 10 vite PDK në Malisheve e kanë degraduar dhe përdorur vetëm për interesa personale .” ka shkruar Shurdhaj.
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...