Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka thënë se është paradoksale mbajtja e mbledhjes së Qeverisë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai thotë se duhet ditur se një qeveri e cila ka dhënë dorëheqje nuk mund të ulet e të marr vendime.Sipas tij, krahasimet me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj, janë krejtësisht teorike.
Hamiti thotë se Kosova kishte një qeveri të pakicave që nga maji i vitit të kaluar.“Këtë qeveri e ka mbajtur PSD-ja sepse nuk i ka pasur votat as për kalime të ligjeve”,thotë ai.Duke komentuar dorëheqjen e Haradinajt, ai ka thënë se ai e ka shfrytëzuar koincidencën, sepse sipas tij ashtu kështu qeveria po binte.
Ai thotë se Haradinaj nuk do të kishte arsye të jepte dorëheqje vetëm për Specialen nëse Qeveria do të ishte stabile.Hamiti tutje shton se nëse të gjitha partitë e kanë përnjëmend që zgjedhjet të mbahen, ato duhet të mblidhen dhe ta shpërbëjnë kuvendin.
Ai thotë se Haradinaj po të donte zgjedhje të reja, do t’i bashkohej mocionit të mosbesimit të opozitës.Ai shton se humbja e kohës për shpallje të zgjedhjeve nuk dërgon askund dhe nuk i konvenon askujt.Ndërkaq gatishmërinë e partive për zgjedhje nuk e sheh si të tillë, pasi që sipas tij, nuk kanë pasur çfarë të thonë tjetër, përveç se janë të gatshëm për zgjedhje.Sipas tij, ka telashe të ndryshme tek të gjitha partitë.Hamiti ka thënë se kjo qeveri e deritanishme ka qeverisur keq dhe ka qenë e përcjellë me skandale.Duke folur për koalicionet, ai thotë se partitë e mëdha do të duhej të garonin të vetme për ta parë përkrahjen e popullit për to.“Unë mendoj që opozita e sotme do të duhej të ishte qeveria e ardhshme”, thotë ai.Sipas tij, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së do të mund të funksiononte edhe pse njëra është parti e djathtë e tjetra e majtë.Ndërkaq duke komentuar marrëdhëniet e Kosovës me rrafshin ndërkombëtarë, ai thotë se gjendja është më e keqe se asnjëherë./koha/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...