Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i është kundërpërgjigjur me fakte Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerinit, e cila sot deklaroi se Kosova duhet të tërhiqte urgjent taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjes.
Mogerini u shpreh kështu pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë. Ajo tha se ky vendim është duke shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.
E deklaratave të Mogerinit, i është përgjigjur ish- ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk kishte reaguar kur Serbia kishte shkelur 12 pikat e Marrëveshjes për Normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Taksa është e rëndë, por ku ishte reagimi i Bashkimit Evropian kur Serbia theu rregullat nga e para deri në fund të marrëveshjes iniciale me 12 pika për normalizim të marrëdhënieve, ku thuhej se asnjëri shtet nuk duhet të pengojë rrugën e shtetit tjetër drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bosch, transmeton Ballkani.info.
Më tutje ish- ambasadori holandez ka thënë se deklaratat e fundit të Ministrit serb, Ivica Daçiq, dhe gjuha e tij që ka përdorur ndaj shteteve që votuan pro Kosovës në INTERPOL, sidomos kancelarit austriak, Sebastian Kurz, ishin të papranueshme.
“Pa i kujtuar deklaratat e egra të Daçiqit ndaj shteteve që votuan pro Kosovës në INTERPOL, sidomos ndaj Kancelarit Kurz. Bashkimi Evropian nuk harron të flasë për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, por harron të përkujtojë Serbinë për përgjegjësitë e saj. Me veprimet e fundit, Bashkimi Evropian është duke e bërë ‘procesin e normalizimit të marrëdhënieve’ qesharak” ka përfunduar Bosch.
Kujtojmë se reagimet e Përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, erdhën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja, dy shtete këto që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe i janë referuar si “Kosovë e Metohi”.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...