Lidhja Demokratike e Kosovës këtë vit ka nisur zgjedhjet e brendshme partiake.
E në fund të krejt kësaj pritet të zgjidhet edhe kryetari i kësaj partie.
Pretendent kryesor, sipas ish këshilltarit të Isa Mustafës është pikërisht ky i fundit.
Sipas Besnik Berishës është ideale që në këto rrethana që po kalon Kosova por edhe vetë LDK-ja, kryetari aktual Mustafa të udhëheqë edhe për një mandat.
“Pretendent për të parin e LDK-së mund të jenë disa. Është fakt se shumë qytetarë e shohin fatin e tyre në udhëheqje të LDK-së. Unë besoj personalisht që LDK-ja s’do të ketë ndryshime në njerëz por në politika. Tani janë dy apo tre emra të lakuar në publik dhe se kanë përjashtuar mundësinë. Unë besoj se LDK-ja do të ketë vazhdimësi të liderit të saj që mendoj se kandidati më i mirë përballë kësaj situate do të ishte përsëri akademik Isa Mustafa. Nëse ai ka dëshirë ose synim do të ishte ideale që në këtë kohë që kalon Kosova dhe LDK-ja ai të vazhdojë lidershipin e tij”./V.Selimi/Arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...