Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Dr. Xhavit Ahmetin, në 22 vjetorin e vdekjes së tij përmes një komunikate për medie.
“Xhavit Ahmeti ishte intelektual, personalitet me virtyte të larta politike dhe kulturore dhe politikan i mençur i cili në kohë të vështira të Kosovës dha kontribut të madh për arsimin shqip, shkencën dhe politikën,” thuhet në komunikatë.
Vdekja e Xhavit Ahmetit, veprimtarit të dalluar që e donte shumë Kosovën, ka lënë zbrazëti në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Ai punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment.
Xhavit Ahmeti humbi jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...