Isa Mustafa: Krimi i organizuar nuk njeh etni

11:27 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njohë as ligji, shkruan arbresh.info.

“Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës. Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji”, shkruan ai në Facebook.

Tutje Mustafa është shprehur se të gjithë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.

“Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve”, u shpreh ai.

Gjeni më poshtë shkrimin e tij të plotë

Të nderuar qytetarë

Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.

Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji.

Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.

Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.

Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale. IM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme