Google ADS

Invalidët e luftës protestojnë në Mitrovicë

22:03 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Një grup i anëtarëve të Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës në Kosovë, dega në Mitrovicë, kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Thonë se ndihen të diskriminuar nga institucionet për arsye të pensioneve të vogla që ata po marrin, raporton KTV.

Ata tregojnë se shteti është duke i diskriminuar, pasi që i ka kërkuar të zgjedhin vetëm njërin pension.

Kryetari i shoqatës, Ramadan Smakolli, thotë se kërkesa e tyre kryesore është që të trajtohen të barabartë, sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta.

Përndryshe, thonë se do të vazhdojnë të protestojnë edhe para qeverisë, për t’i kërkuar të drejtat e tyre.

Me këto halle, kjo kategori e viktimave po përballet tash e disa vjet, gjersa presin përmirësim kushtesh nga qeverisja aktuale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme