Shumica e qytetarëve serbë mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe nuk mund ta kthejë sërish sovranitetin e saj, është thënë në gjeturat e një hulumtimi, që ka realizuar Instituti për Çështje Evropiane në Beograd.
Respodentët besojnë se Qeveria serbe nuk do ta njohë Kosovën dhe nëse do të organizohej ndonjë referendum i mundshëm, do të votonin kundër njohjes së saj.
Sipas të dhënave të publikuara, 47 për qind e të intervistuarve kanë thënë se Kosova është e humbur, 41 për qind mendojnë të kundërtën ndërkaq 12 për qind nuk kanë pasur përgjigje.
Qytetarët serbë që mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën, sipas këtij hulumtimi, janë të moshës ndërmjet 30 dhe 60 vjeçare, me nivel arsimimi të mesëm apo të lartë, si dhe jetojnë kryesisht në të gjitha rajonet e Serbisë, përjashtuar pjesën jugore dhe lindore të vendit.
Në pyetjen se si do të votonin nëse nesër organizohet një referendum për çështjen e pavarësisë së Kosovës, 74.5 për qind kanë thënë se do të votonin kundër. Në të mirë të pavarësisë do të votonin 6.2 për qind.
Në hulumtim janë përfshirë 1,207 qytetarë, i cili është realizuar në periudhën ndërmjet 8 dhe 14 marsit të këtij viti.
Qytetarët në përgjithësi janë përgjigjur se nuk kanë marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën dhe ata nuk e dinë se çfarë nënkuptohet me përcaktimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo, shumica kanë thënë se janë kundër këtij propozimi.
Hulumtimi tregon se 57 për qind e qytetarëve nuk e dinë çfarë do të thotë ideja e përcaktimit të kufijve. Rreth 29 për qind me përcaktim të kufijve e nënkuptojnë ndarjen, përmes së cilës veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë ndërkaq Lugina e Preshevës do të bashkohej me Kosovën.
Sa i përket anëtarësimit të mundshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, 78 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës në këmbin të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në bllokun evropian./rel
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale