Ky institut, qysh ne hyrje të një raporti që ka publikuar së fundi në lidhje me zhvillimet në Kosovë, e përmend Behgjet Pacollin si lider të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Qeveria e Ramush Haradinaj përbëhet nga koalicioni PAN i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të Kadri Veseli, Nisma për Kosovën (Nisma) e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, me mbështetjen e Listës Serbe dhe deputetët e komuniteteve të tjera minoritare në Kosovë. Spekulohet se shumica e koalicionit që kërkohet për formimin e qeverisë u arrit përmes blerjes dhe shitjes së votave të deputetëve”, thuhet në raportin e IFIMES, shkruan arbresh.info.
Derisa vazhdojnë me analizën e përbërjes së koalicionit ata prap e përmendin Aealncën për Ardhmërinë e Kosovës në krye me Pacollin.
“Qytetarët e Kosovës janë kryesisht të pakënaqur dhe apatikë për faktin se Kryeministri është një njeri me kaq shumë ngarkesa nga e kaluara dhe partia e të cilit AAK mban vetëm 10 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa zëvendësi i tij dhe Ministri i Punëve të Jashtme Pacolli me Aleanca e tij për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) ka vetëm dy vende në Kuvend”, thuhet në analizën e IFIMES.
Faktikisht, Behgjet Pacolli, është lider i Aleancës Kosova e Re, që nga themelimi.
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Ljubljana, Slloveni, rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Në ngjarjet e fundit në Kosovë, IFIMES ka analizuar situatën aktuale politike të këtij vendi, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe marrjen në pyetje të tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (KSC-SPO). “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës 2019: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës?”, është titulli që përmbanë artikulli i IFIMES./arbresh.info/
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...