Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, publikohen “skenarët rreth taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Jeta Krasniqi ka thënë se do të prezantoj skenarin që lidhen me temën e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.
“Këto skenar janë te zhvilluar në baze të diskutimeve që janë bërë ne skenën polikë sepse taksa 100% ka ndikuar ne fusha te ndryshme dhe në proceset që tani po kalon”, tha ajo.
Eugen Cakolli thotë se efekti kryesor i mbajtjes së taksës është qe taksa ti parandaloj efektet negative në procesin e dialogut.
“Në rastin kur taksa 100% nuk pezullohet është reflektim i marrëdhënieve reale mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu efekt tjetër i rëndësishëm është qe taksa ti parandaloj efekte negative në procesin e dialogut. Efekti kryesor i mbajtjes së taksës është përfshirja e SHBA. Sa i përket aspektit ekonomik del të jete rritja konsumit të produkteve vendore dhe rritja e çmimeve të produkteve në tregun e Kosovës , gjithashtu rritja E kontrabandave ne veri dhe rritja e dinjitetit shtetëror”.
Tutje Krasniqi ka thënë se Serbia mund të parashtroje kushte të reja dhe rreziku qëndron që Kosova mund të shkojë drejt asaj marrëveshje që nuk është ne favor te Kosovës.
“Tashme Kosova ka një instrument kushtëzues dhe mund ta përdor ne dialog për tema të ndryshme.
Efekte negative kemi një mungese të qëndrimit në procesin e dialogut dhe Serbia mund ta parashtroj kushte të reja dhe rreziku më i mardh është qe Kosova mund të shkoj drejt një marrëveshje dhe që nuk është në interes te Kosovës.
Me pezullimin e takës mund te rikthehet partneriteti strategjik dhe duke u rikthyer tek partneret ndërkombëtar”, tha Krasniqi.
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...