Hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, kanë avancuar në arrestimin e të dyshuarve por organeve të drejtësisë po u mungon një hap fillestar i hetimit të një vrasjeje.
Bëhet fjalë për intervenimin e të afërmve në këtë rast bashkëshortes se viktimës, Millena Popoviq. Institucionet kosovare të drejtësisë e shohin me shumë interes intervistimin e saj, marrë parasysh se ka deklaruar disa herë se e di se kush e ka vrarë bashkëshortin e saj Oliver Ivanoviq, kanë bërë të ditur burime të RTV Dukagjinit.
Por të njëjtat burime kanë shpjeguar se institucionet kosovare nuk po mundin të vijnë në kontakt me bashkëshorten e politikanit të ndjerë meqë ajo është larguar në Serbi menjëherë pas vrasjes dhe nuk është kthyer më në Kosovë. Drejtësia kosovare ka arrestuar para disa javësh një grup të serbëve të veriut përfshirë njeriun me dhe po e kërkon të dyshuarin kryesor për këtë vrasje Millan Radojqiq i cili është në arrati, njofton RTV Dukagjini.
Edhe Radojqiq, por edhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë po qëndrojnë në Serbi. Radojqiq madje është intervistuar nga autoritet e Serbisë derisa presidenti Aleksandër Vuçiq i ka dalë në mbrojtje publikë ne një konferencë për media duke thënë se ai nuk është vrasës i Ivanoviq.
Ajo që nuk po bëjnë autoritetet serbe është që të tregojnë publikisht versionin se kush janë vrasësit nëse nuk janë të dyshuarit e drejtësisë kosovare.Statistikat policore tregojnë se kur është në pyetje vrasja e ndonjë njeriu të martuar në 72% të rasteve kryes i vrasjes është bashkëshorti/ia apo dashnori/ia e vrasësit, dhe për këtë arsye është praktikë që nga ata menjëherë të merret deklarata, para se të merret nga te dyshuarit. /RTV Dukagjini
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...